Home ShowBiz ‘Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot’, Rita Ora flet për “Glamour Germany”
‘Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot’, Rita Ora flet për “Glamour Germany”
0

‘Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot’, Rita Ora flet për “Glamour Germany”

0
0

Rita Ora së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës “Glamour Germany”.

Ajo ka folur për revistën gjermane mbi karrierën dhe jetën e saj si dhe për gabimet e bëra gjatë jetës, duke thënë se ato janë të pashmangshme gjatë mësimeve të jetës.

“Nuk ka rëndësi se kush jeni apo çfarë bëni – ne të gjithë e gjykojmë veten shumë ashpër kur bëjmë gabime.

“Është e rëndësishme të kujtojmë se në fund të fundit ne të gjithë jemi thjesht qenie njerëzore që kemi fatin të mësojmë nga e kaluara dhe gabimet dhe të jemi në gjendje të bëjmë më mirë në të ardhmen. Pa gabime nuk do të ishim njerëzit që jemi sot”-tha ajo.

Pak orë më parë këngëtarja u përball me një lumë kritikash për shkak se një fans i dhuroi flamurin Grek në skenë.

Këngëtarja reagoi duke iu kërkuar falje të gjithve atyre që janë prekur nga kjo situatë.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

“Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur tutje Rita.

Linku: https://www.glamour.com/

Burrimi i fotos: https://www.instagram.com/ritaora/

tags: