Home ShowBiz Pse Naomi Campbell po e vë në rrezik reputacionin e saj për një marrëveshje?
Pse Naomi Campbell po e vë në rrezik reputacionin e saj për një marrëveshje?
0

Pse Naomi Campbell po e vë në rrezik reputacionin e saj për një marrëveshje?

0
0

Si një nga supermodelet origjinale, Naomi Campbell ka dalë në pasarelat nga Manhattan në Milano për disa nga markat më ekskluzive dhe më të shtrenjta në botë. Ajo ka qenë fytyra e Fendi-t, e lyer për Prada-n dhe e veshur për Saint Laurent. Në moshën 53-vjeçare, ajo mbetet një nga femrat më të bukura në botë, me një fytyrë që dallohet menjëherë.
Kështu që bashkëpunimi i saj i fundit ka ngritur disa pikëpyetje në botën e modës. Të martën, Campbell do të modelojë me ato që mund të jetë rrobat më të përballueshme që mund të lidhen ndonjëherë me emrin e saj në një shfaqje të modës në New York për markën e “PrettyLittleThing”.

Një botë larg nga mëndafshët, satenet dhe qepjet e mundimshme të shtëpive të modës të nivelit të lartë me të cilat ajo punon zakonisht, është një koleksion që fillon me vetëm 10£, në të cilin artikulli më i shtrenjtë është 120£.

“Po e shikoj si një ndryshim”, shpjegoi Campbell në një intervistë të fundit me Women’s Wear Daily (WWD). 

“E di që është modë e shpejtë dhe se njerëzit kanë kritikat e tyre. Por si një krijuese e ndryshimeve, ndjeva se kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për të bërë ndryshime në industri për t’i njohur dizajnerët e mi në rritje [ajo ka punuar në bashkëpunim me stilistët e rinj Victor Anate dhe Edvin Thompson] dhe i shoh ata në një platformë globale.”

Nga ana e tyre, PrettyLittleThing e cilëson këtë si një “moment monumental” për markën. Chris Parnell, kreu i dizajnit në PrettyLittleThing, tha për Telegraph: “Nuk është thjesht një koleksion i ri, por një bashkëpunim historik që ne besojmë se do të rezonojë fuqishëm me bazën tonë të klientëve.”

Lëvizje e zgjuar – apo dëmtim i markës?

Si gjithmonë me La Campbell, askush nuk duket plotësisht i sigurt. “Ajo është një nga superyjet që ka arritur ta mbajë veten të on top,” thotë një burim i brendshëm. “Ajo bën gjëra përpara se dikush tjetër t’i bëjë – ajo është një lljoj geniu.”

“Naomi Campbell thjesht do të marrë para nga kushdo
,” pretendon një tjetër.

Lidhja e PrettyLittleThing me siguri do t’i sigurojë asaj një shumë të manme. Ndërsa të gjithë duan të dinë në lidhje me shifrat e sakta, “ata paguajnë kaq shumë para”, thotë një person në dijeni.

Cilido qoftë motivi i Campbell, nëna e dy fëmijëve është e garantuar të bëjë bujë kur koleksioni të dalë – sepse kur bëhet fjalë për Naomi, ne kemi mësuar të presim shumë.

Gjithçka filloi disa vite më parë kur Campbell u prezantua nga një mik i përbashkët me Umar Kamani, bashkëthemeluesin multi-milioner dhe ish-CEO i PrettyLittleThing, i cili themeloi markën me vëllain e tij në vitin 2012. Umar dhe Naomi u fotografuan duke pushuar së bashku në një plazh në Maldive në nëntor 2022, dhe ajo mahniti të ftuarit në festën e tij të Vitit të Ri në rezidencën e tij në Dubai këtë vit. “Dyshja janë bërë jashtëzakonisht të afërt,” thotë një zëdhënës i PrettyLittleThing.

Lajmet për lidhje mes tyre nisën në korrik – dhe u bënë menjëherë objekt polemikash. “Bashkëpunimi më zhgënjyes që ka dalë në kohët e fundit. Nuk kam fjalë”, tha një përdorues i Twitter.

Shumica e rrobave të kësan marke janë bërë nga poliestër jo i riciklueshëm; dhe në vitin 2020, një hetim zbuloi se kompania e saj mëmë, Boohoo Group, po shiste rroba të bëra nga punëtorë pakistanezë që paguheshin keq. Një raport mediatik i kryer atë vit nga Alison Levitt KC zbuloi se drejtuesit ishin në dijeni për trajtimin e punëtorëve të fabrikës, por nuk kishin marrë masa.

Kështu, ky bashkëpunim është shumë larg nga projektet e tjera dhe më të fundit të Campbell. Në gusht 2022 u njoftua se ajo do të ishte fytyra e re e Hugo Boss; Muajin e kaluar ajo ishte në fushatën e Victoria’s Secret së bashku me Emily Ratajkowski, Hailey Bieber dhe Gisele Bündchen, dhe ajo do të drejtojë turneun botëror të Victoria’s Secret më vonë këtë muaj.Sigurisht, bashkëpunimi i saj me PrettyLittleThing nuk është hera e parë që modelja përfshihet në polemika.

Linku: https://www.reddit.com/r/popculturechat/comments/1681x1e/why_naomi_campbell_is_putting_her_reputation_at/?rdt=61343

Foto: https://www.instagram.com/naomi/?hl=en