Emily Ratajkowski ka folur edhe një herë tjetër për vendimin për t’u divorcuar. Më parë, e ka quajtur këtë vendim “të nxituar”, ndërsa tani, “të guximshëm”, në një intervistë për ET.
Modelja u nis nga përvoja e saj me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard, me të cilin u nda vitin e kaluar, pas supozimeve se ai e tradhtonte dhe për këtë, u shpreh:
“Mendoj se ka shumë tabú dhe turp rreth divorcit. Mendoj se kjo s’ndihmon aspak, sidomos kur bëhet fjalë për vajzat e reja që po mundohen të dalin nga një marrëdhënie e vështirë”, tha Emily.
Në një video në TikTok, ku ndihej e nderuar që ishte një prej engjëjt e Victoria’s Secret, modelja tha: “Personalisht, e cilësoj si chic divorcin në moshën 30-vjeçare”, duke shtuar: “Duket se shumë gra po divorcohen para se të mbushin 30 vjeç. Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh 30 vjeç, të jesh seksi, të kesh paratë e tua dhe të gjesh se çfarë do në jetë”, tha ndër të tjera modelja 32-vjeçare.
Emily dhe Sebastian u ndanë në shtator të 2022-shit dhe së bashku kanë një djalë 2-vjeçar, Sylvester Apollo Bear.
Linku: https://www.aol.com/emily-ratajkowski-explains-why-getting-020240947.html