Instagram teston risinë e veçantë për ‘Close fiends’
Instagram po teston një risi të re për ‘Close fiends’ me këtë risi përdoruesit do të kenë mundësi të kenë grupe me persona që kanë preferenca apo objektiva të njejtë.
Opsioni i “Close friends”, në shqip “miqtë e ngushtë”, është një nga më të përdorurit nga njerëzit në Instagram, të cilët mund të postojnë lirisht në story-t e tyre me listën e njerëzve që duan, pa pasur frikë se ja sheh familja apo i paragjykon dikush, ndërsa pak kohë më parë u bë me dije se një listë e tillë do bëhej e mundur edhe për postimet në feed. Megjithatë, para se të shkojmë aty, kreu i medias sociale, Adam Mosseri, ka zbuluar se fundmi një opsion të ri, ose më mirë të themi një vecori të re, që do ta “pasurojë” akoma edhe më shumë mënyrën se si do t’i ndani foto apo video-t me miqtë e ngushtë.
Gjatë një “live” në Instagram, Mosseri bëri me dije se platformat aktualisht po teston aftësinë për të publikuar story-t në disa lista të ndryshme të miqve tuaj të ngushtë, pra të “close friends”. Kjo do të thotë që së shpejti, do mund të krijoni lista të ndryshme me miqtë e ngushtë, për të ndarë postimet tuaja me kë të dëshironi nga ata. Për shembull, postimet për ushqimet, mund t’i ndani me një listë miqsh që janë të apasionuar pas gatimeve, postimet me “humor të zi”, mund t’i ndani me shokët e ngushtë që e pëlqejnë këtë lloj humori dhe nuk do të “skandalizohen” e me radhë.
“Kjo ju jep mundësinë për të ndarë ‘story’ me grupe më të vogla njerëzish dhe me më shumë kontroll se kush i shikon postimet tuaja në InstaStory. Si dikush që përdor shpesh miqtë e ngushtë, jam shumë i emocionuar që mund të krijoj lista shtesë të njerëzve në jetën time.” tha Mosseri, duke prezantuar opsionin e ri.
Për të zgjedhur se me cilin grup do postoni një story specifike, thjesht do zgjidhni opsionin “Close Friends” dhe nga ata më pas do ju shfaqen grupet që keni krijjuar. Diçka e tillë sigurisht mund të jetë e dobishme, por duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse duhet të mbani mend dhe të kontrolloni saktësisht se cilët njerëz keni shtuar në secilën listë, për të shmangur çdo keqkuptim.
Linku: https://mashable.com/article/instagram-stories-audience-lists
Burimi i fotos: pexele.com