Home Lifestyle Ja sa hapa duhet të ecni në ditë, përmirëson shëndedtin
Ja sa hapa duhet të ecni në ditë, përmirëson shëndedtin
0

Ja sa hapa duhet të ecni në ditë, përmirëson shëndedtin

0
0

Prej kohësh besohet se 10.000 hapa në ditë është “numri magjik” i nevojshëm për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formë, por hulumtimet e reja tregojnë se mjafton shumë më pak.

Një analizë e më shumë se 226.000 njerëzve në mbarë botën, zbuloi se 4.000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të reduktuar rrezikun e vdekjes së hershme. Pak më shumë se 2.300 hapa do të jenë të dobishëm për zemrën dhe enët e gjakut dhe sa më shumë hapa të bëni, aq më të mëdha janë efektet pozitive.

Çdo 1.000 hapa shtesë mbi 4.000 zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme me 15 për qind deri në 20.000 hapa.

Një ekip nga Universiteti Mjekësor i Lodzit në Poloni dhe Shkolla e Mjekësisë e Universitetit John Hopkins në SHBA, zbuloi se nga ecja përfitojnë të gjitha gjinitë dhe të gjitha grupmoshat, pavarësisht se ku jetojnë, megjithatë, ecja është më efektive për ata nën moshën 60 vjeçare.

Profesori Maciej Banach nga Polonia tha se megjithëse numri i barnave të avancuara për trajtim po rritet, ato nuk janë e vetmja përgjigje.

“Besoj se duhet të theksojmë gjithmonë se ndryshimet në stilin e jetës, duke përfshirë dietën dhe stërvitjen, që janë heronjtë kryesorë të analizës sonë, mund të jenë po aq ose edhe më efektive në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe zgjatjen e jetës”, është shprehur ai.

Linku: https://www.nbcnews.com/health/health-news/daily-steps-to-lower-risk-of-death-rcna98754

Foto: Freepek.com