Inteligjenca Artificiale mund të bëjë të mundur që njerëzit të punojnë 4 ditë në javë
Inteligjenca Artificiale mund të mundësojë që deri në vitin 2033, të punohet vetëm katër ditë në javë.
Ky rezultat vjen pas një studimi të ri, i cili ka analizuar fuqinë punëtore në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Studimi zbuloi se përfitimet e parashikuara të produktivitetit nga prezantimi i inteligjencës artificiale (AI) mund të zvogëlojnë javën e punës nga 40 në 32 orë për 28% të fuqisë punëtore, duke ruajtur pagat dhe performancën.
Të dhënat thonë se kjo mund të arrihet duke përdorur mjete si ChatGPT në vendet e punës, për t’u dhënë punonjësve më shumë kohë të lirë.
Një politikë e tillë, mund të ndihmojë gjithashtu edhe në shmangien e papunësisë masive dhe reduktimin e sëmundjeve mendore dhe fizike.
Linku: https://www.reuters.com/technology/
Burimi i fotos: pexele.com