Bëri një bujë të madhe lajmi se Val Kilmer ishte duke vajtur dhe duke u kuruar nga kanceri. Ishte Michael Douglas ai që e dha këtë njoftim, por më në fund Kilmer ka reaguar. Ai ka shprehur përmes një postimi se nuk është e vërtetë që po vuan nga kjo sëmundje. Ai ka një problem në gjuhën e tij, të cilin po e rehabiliton, por në bazë të vizitave, nuk ka rezultuar i sëmurë. Qershia mbi tortë është fjalia e tij, në të cilën rrëfen se ka dy vjet pa e takuar Michael Douglas, ndërkohë që ky i fundit në njoftimin e tij pretendonte se po i qëndronte pranë mikut në këto ditë të vështira.
Kush po gënjen vallë?
Burimi i lajmit: http://people.com/celebrity/val-kilmer-addresses-health-rumors-no-cancer-whatsoever/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/_XeYWLntho/?taken-by=valkilmerofficial