Çfarë ndodhi? Familjarët e Benitës i kërkojnë produksionit të marr masa për Elijonën dhe Klodin
Familjarët e Benitës kanë bërë një reagim publik pas debatit të ashpër mes saj dhe Klodit. Familjarët kanë treguar në postimin e tyrë në instagramin zyrtar të Benitës se produksioni duhet të marr masa në drejtim të Klodit dhe Elijonës sepse kanë përdorur gjuhë fyese dhe bullizuese ndaj Benitës.
Debate mes Klodit ka eskaluar pasi ky i fundit i tha Benitës se “ti i do meshkujt veç për pare”, pas këtij komenti fyes Benita shpërtheu në lotë dhe ulërima në drejtim të Klodit, të cilin e akuzoi se për të mbrojtur Elijonën hodhi akuza në drejtim të saj.
Familjarët e Benitës: “REAGIM PUBLIK
Në Big Brother Vip Kosova po tejkalohen kufinjtë e lojës me deklarata skandaloze nga Klodi dhe Eljona drejtuar Benitës.
Situata e fundit e krijuar dhe bullizimit ndaj Benitës tashmë janë të tepruara duke kaluar edhe në çështje private të Benitës.
“Tii do meshkujt veç për pare” i tejkalon krejt limitet dhe prek edhe moralin e Benitës e cila me arsye të plotë ka reaguar në mënyrë të ashpër. Përveç Klodit, edhe Eljona ka përfshirë në debat edhe njerëz që as nuk janë pjesë e BigBrother por janë histori nga e kaluara e Benitës.
Kur preken çështje private dhe morale të Benitës me arsye të plotë preken edhe familja e saj e cila pas këtyre pamjeve të shëmtuara po kalon momente të vështira.
E dijmë që Big Brother është loje nervash por jo LOJE për të prekur dinjitetin e një gruaje.
BigBrother VIP KOSOVA duhet të merr masa URGJENTE ndaj dy konkurrentëve.
SS Group, menaxhmenti i Benita Zenës.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/benitazenaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRSUD1zDVy1/?img_index=1