Familjarët e Labit i bëjnë thirrje produksionit të marrë masa për sulmet e Labinot Rexhës kundrejt tij
Familjarët e Labinot Haxhiut kanë bërë një kërkesë publike produksionit për sulmet që Labinot Rexha i ka bërë atij. Ata kanë reaguar me antë të instagramit zyrtarë të Labit ku i kërkojnë që këto ofendime dhe denigrime të dëbohen nga produksioni sepse sipas tyre Labinot Rexha ka ofenduar dhe popullin e Mitrovicës dhe Diasporën.
Nuk është hera e parë që debatet mes Labinot Hazhiut dhe Labinot Rexhës ka eskaluar në tonë të larta dhe fjalë të rënda që janë përdorur dhe mesa duket familjarët e Labit nuk munden më të durojnë këto ofendimet kundrejt tij. Deri më tani nuk kemi asnjë reagim të produksionit të Big Brother Vip Kosova 4.
Labinot Haxhiu: “Reagim:
Sulmi i vazhdueshem i Labinot Rexhes ndaj Labit eshte i patolerueshem.
Kercnimet ndaj familjes me fjalet “A e din ti qe familjet jasht munden me pas problem, se une kom shume familjar dhe shoqni ne Mitrovice”, te shoqeruara me thirrjet direkte qe familja e tij te marr masa jasht jane thirrje per dhune ndaj familjareve te Labit.
Ofendimet per qytetaret e mitrovices te identifikuar si “tradhtar dhe hajna” duhen te denohen urgjentisht. Cilesimet Tradhtar te Kombit ndaj familjareve te Labit qe kane emigruar ne Gjermani ne rrethana lufte jane te pa pranueshme.
Keto ofendime jo vetem qe prekin familjaret e Labit, por jane poshteruese ndaj te gjithe qytetareve te Mitrovices dhe Diaspores qe jane shpirti i Kosoves.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/labihaxhiu/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DTSPKx4jfcG/?hl=en