Ish banori i Big Brother Vip Kosova 4, Tony ka bërë një deklaratë shumë të fortë për produksionin e këtij formati. I ftuar në “Canape”, Tony ka rrëfyer se marrëdhënie e tij me Bian ishte më shumë shtysë nga produksioni se sa nga dëshira e tij për ta patur këtë raport.
Ai ka sqaruar dhe momentin që u bë virale i hyrjes së babait të tij në Big Brother Vip ku i kërkoi ndarjen nga Bia, për Tonyn hyrja e babait të tij nuk ndikoi në shkëputjen me Bian sepse ai ishte shkëputur me kohë, por ishte lojë e produksionit që ata ta vazhdonin.
Tony: “Mua më pëlqente raporti me Bian, por kur u riktheva që ishte dhe ditëlindja ime aty nisën disa gjëra që nuk më pëlqenin tek produksioni, nuk dua ti nxjerr keq po… po tregoj si jam ndjerë unë. Aty donin që të bëja në thonjëza marrdhënie me Bian dhe mua kjo gjë nuk më ka pëlqyer. Nuk ma kanë thënë drejpërdrejtë, por më thanë bëj diçka më tepër se çke bërë, i thashë jo dhe dola nga dhoma e rrëfimit dhe ishte dhe ditëlindja ime dhe isha emocionalisht shumë i prekur.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DRVKus2iM2G/?img_index=1