Kanë kaluar më shumë se një vit që nga përfundimi i “Big Brother VIP Kosova 3”, por duket se e kaluara vazhdon ta ndjekë ende Xheneta Fetahun. Edhe pse ajo ka vijuar jetën e saj dhe situatat e dikurshme i përkasin tashmë një kapitulli të mbyllur, ndjekësit në rrjetet sociale nuk heqin dorë nga komentet që rikthejnë në vëmendje historitë e vjetra, veçanërisht emrin e Gjestit, edhe kur postimet nuk kanë lidhje me të.
Së fundmi, Xheneta publikoi një video në TikTok, ku shfaqej duke bërë grimin në mënyrë të qetë, por vëmendjen e mori një koment që pretendonte se “Gjesti është bashkë me Djellzën”. Një ndërhyrje që, si shpeshherë, synonte të nxiste reagim.
Por përgjigjja e Xhenetës ishte në stilin e saj: e drejtpërdrejtë dhe me humor. Ajo nuk zgjodhi ta injorojë, por iu përgjigj me një ironi që mbyll çdo debat: “Ishalla me fmi sa ma shpejt se mshurdhut,” shoqëruar me emoji duke qeshur.
Me këtë reagim, Xheneta tregoi qartë se nuk i kushton aspak rëndësi jetës personale të ish-banorit dhe se e ka kaluar prej kohësh atë periudhë. Madje, me një dozë humori, ajo la të kuptohet se do të ishte më mirë që gjithçka të mbyllej njëherë e mirë, në mënyrë që edhe komentuesit të ndalonin së rikthyeri të shkuarën.
Duket se për Xhenetën ky kapitull është mbyllur, ndërsa publiku ende nuk është gati ta lërë pas.
Linku: https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/
Foto: https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/