Prime-i i mbrëmshëm i “Big Brother VIP Kosova 4” ka sjellë një nga momentet më emocionuese të këtij sezoni, pasi u shpall finalisti i parë i edicionit.
Pas një televotimi të fortë dhe pritjeje me ankth nga banorët, publiku vendosi që Ludo të jetë banori i parë që siguron një vend në finale. Në momentin e shpalljes, ai nuk arriti të mbajë emocionet, duke shpërthyer në lot gëzimi dhe duke falënderuar publikun për mbështetjen.
“Ju falënderoj nga zemra, jam shumë i prekur. S’di si me jau kthy, ju falënderoj shumë”, u shpreh ai mes emocionesh.Ndërkohë, reagimet brenda shtëpisë ishin të ndryshme. Disa banorë e përgëzuan për arritjen, ndërsa të tjerë u dukën të tensionuar, duke kuptuar se gara po hyn në fazën më vendimtare dhe çdo javë mund të ndryshojë gjithçka.
Shpallja e finalistit të parë ka rritur edhe më shumë presionin në shtëpi, ndërsa strategjitë dhe aleancat pritet të ndryshojnë në ditët në vijim.
Linku: https://www.instagram.com/ludo_lee/
Foto: https://www.instagram.com/ludo_lee/