Chiara Ferragni në një romancë të re? Influencuesja italiane fotografohet me partnerin e përfolur
Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur italiane Chiara Ferragni duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale. Pas një periudhe të gjatë në qendër të mediave për shkak të ndarjes nga reperi italian Fedez, emri i saj po lidhet sërish me një histori të re dashurie.
Sipas mediave italiane, Ferragni Ă«shtĂ« fotografuar nĂ« shoqĂ«rinĂ« e njĂ« mashkulli tĂ« ri gjatĂ« njĂ« shĂ«titjeje nĂ« njĂ« park nĂ« Milano. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r Jose Hernandez, njĂ« menaxher me origjinĂ« kolumbiane qĂ« punon pĂ«r njĂ« kompani shumĂ«kombĂ«she. FotografitĂ« janĂ« publikuar nga revista italiane âChiâ, e cila ka zbuluar detaje tĂ« reja pĂ«r raportin e tyre.
Në imazhet e publikuara, dyshja shfaqet duke shëtitur së bashku në një atmosferë të qetë dhe mjaft të afërt, ndërsa i shoqëronte edhe qeni i Ferragnit, Paloma. Sipas raportimeve, momentet e kapura nga paparacët kanë shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë nisur një lidhje romantike.
Media italiane shkruan gjithashtu se Hernandez ka pasur rastin të takojë edhe nënën e influencueses, shkrimtaren Marina Di Guardo, një detaj që shpesh konsiderohet si shenjë se marrëdhënia mund të jetë më serioze sesa një miqësi e thjeshtë.
Revista âChiâ paralajmĂ«ron gjithashtu publikimin e fotografive tĂ« tjera, ku Ferragni dhe Hernandez thuhet se shfaqen nĂ« momente edhe mĂ« intime, pĂ«rfshirĂ« njĂ« imazh ku ata puthen. NĂ«se kjo foto publikohet, pritet tĂ« konfirmojĂ« pĂ«rfundimisht romancĂ«n e pĂ«rfolur.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Ferragni dhe Hernandez mund të jenë njohur gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në Kolumbi. Influencuesja kishte udhëtuar drejt Amerikës Latine së bashku me motrën e saj Valentina Ferragni dhe një grup miqsh të afërt. Dyshohet se pikërisht gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar Kartagjena ata janë takuar për herë të parë dhe kanë filluar të kalojnë kohë së bashku.
Kjo histori e re vjen pas njĂ« periudhe tĂ« trazuar nĂ« jetĂ«n personale tĂ« Ferragnit. NĂ« vitin 2024 ajo konfirmoi ndarjen nga bashkĂ«shorti i saj, reperi Fedez, me tĂ« cilin kishte ndĂ«rtuar njĂ« nga çiftet mĂ« tĂ« famshme tĂ« showbiz-it italian. Ăifti ka dy fĂ«mijĂ« dhe pĂ«r vite me radhĂ« ka qenĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes sĂ« mediave dhe rrjeteve sociale.
Pas ndarjes nga Fedez, Ferragni u përfol për një lidhje me biznesmenin italian Giovanni Tronchetti Provera, megjithatë sipas mediave italiane ajo marrëdhënie përfundoi në fund të vitit 2025.
Tashmë duket se influencuesja mund të ketë gjetur sërish dashurinë. Megjithatë, deri tani Ferragni nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për raportin e saj me Hernandez, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.
Burimi:Â https://www.ilgiorno.it/magazine/chiara-ferragni-colombia-nuovo-fidanzato-ixxw402c
Foto:Â https://www.instagram.com/chiaraferragni/