Home ShowBiz “Jam në ankth, kërkoj falje” , Gjesti reagon pas vendimit për paraburgim
“Jam në ankth, kërkoj falje” , Gjesti reagon pas vendimit për paraburgim
0

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, është vendosur në paraburgim për një muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Vendimi lidhet me një incident të ndodhur disa ditë më parë në ambientet e kompanisë “Onima”.

Artisti dyshohet për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje pa leje të armës. Gjatë seancës dëgjimore, ai ka shprehur pendesë për veprimet e tij, duke deklaruar se ka reaguar në një moment emocional.

“Jam në ankth dhe kam vepruar në gjendje afekti. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit dhe palës së dëmtuar,” ka thënë Kelmendi para gjykatës.

Avokati i tij, Artan Qerkini, kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, duke argumentuar se reagimi i këngëtarit ka qenë impulsiv dhe i ndikuar nga vështirësitë financiare që ai po përjeton. Sipas mbrojtjes, Gjesti nuk ka qenë aktiv në muzikë kohët e fundit dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, madje edhe të pranojë fajësinë përmes një marrëveshjeje.

Raportimet e platformës “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për një borxh të papaguar. Sipas dëshmive, artisti dyshohet se ka hyrë në zyrat e kompanisë, ka dëmtuar disa pajisje dhe xhama, si dhe ka kërcënuar stafin duke nxjerrë armë.

Gjykata e ka konsideruar të arsyeshme kërkesën e Prokurorisë, duke theksuar rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit te dëshmitarët dhe përsëritjen e mundshme të veprës penale.