Gimbo flet për arrestimin e Gjestit: Gjendja e tij është e mirë, çështja në duart e drejtësisë
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, ka komentuar për herë të parë situatën e këngëtarit Gjesti, i cili u arrestua disa ditë më parë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai ka treguar se artisti ndodhet në gjendje të mirë dhe se aktualisht gjithçka është në proces gjyqësor. Sipas tij, vendimmarrja tashmë i takon institucioneve të drejtësisë.
“Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë dhe është në gjendje të mirë. Për mua ishte një lajm i papritur kur e mora vesh. Tani çështja është në proces gjyqësor dhe gjithçka është në dorë të ligjit. Nga ana emocionale dhe familjare është shumë mirë,” u shpreh Gimbo, pa hyrë në detaje të mëtejshme.
Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te eksperienca e tij në “Big Brother VIP”, ku pranoi se është ndjerë më i sigurt brenda shtëpisë falë miqësisë me Gjestin, duke e cilësuar atë një ndikim të fortë në rrugëtimin e tij.
Ndërkohë, pas lirimit nga ndalimi, Gjesti ka reaguar përmes përfaqësuesit të tij ligjor. Avokati Artan Çerkini ka sqaruar se këngëtari ka pranuar veprimet e tij dhe ka shprehur pendesë lidhur me sjelljen ndaj drejtuesit të kompanisë “Onima”, duke garantuar se nuk do të përsëritet në të ardhmen.
Rasti ndaj artistit mbetet i hapur dhe pritet të trajtohet nga organet kompetente, të cilat do të japin vendimin përfundimtar në vijim.

Burimi: https://www.instagram.com/djgimb0.fan
Foto: https://www.instagram.com/djgimb0.fann