Home ShowBiz Londrim Mekaj flet për gjendjen e Elijonës pas tragjedisë familjare: Është e rëndë, por po e merr veten
Londrim Mekaj flet për gjendjen e Elijonës pas tragjedisë familjare: Është e rëndë, por po e merr veten
0

Londrim Mekaj flet për gjendjen e Elijonës pas tragjedisë familjare: Është e rëndë, por po e merr veten

0
0

Fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Londrim Mekaj, ka reaguar së fundmi lidhur me gjendjen emocionale të ish-finalistes Elijona Binakaj, pas humbjes së rëndë në familjen e saj.

I ftuar në një intervistë, Mekaj foli fillimisht për projektet e tij muzikore dhe angazhimet pas përfundimit të formatit, por nuk munguan edhe pyetjet për raportin me Elijonën, me të cilën krijoi një miqësi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme.

Elijona ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi xhaxhai i saj humbi jetën tragjikisht pas një ngjarjeje me armë zjarri në Gjakovë. Ngjarja ka tronditur familjen e saj dhe ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjet.

Duke folur për gjendjen e saj, Londrimi u shpreh se, megjithëse situata është shumë e rëndë, Elijona ka filluar gradualisht të rikuperohet emocionalisht.

“Fatkeqësia që i ndodhi Elijonës nuk është aspak e lehtë. Nga bisedat që kam pasur me të, është pak më mirë, ka filluar ta marrë veten, por prapë mbetet një situatë shumë e rëndë,” u shpreh ai.

Në fund të deklaratës së tij, Mekaj shprehu mbështetje të plotë për Elijonën dhe familjen e saj, duke uruar që ta kalojnë sa më shpejt këtë periudhë të dhimbshme.

Kjo deklaratë ka prekur ndjekësit, duke rikthyer vëmendjen tek gjendja e ish-banores dhe solidariteti mes ish-konkurrentëve të formatit.

Burimi: https://www.instagram.com/londrimmekaj/?hl=en
Foto:  https://www.instagram.com/londrimmekaj/?hl=en