Marrëdhëniet mes banorëve të “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, ndërsa çdo deklaratë analizohet me kujdes. Këtë herë në fokus ka qenë raporti mes Mirit dhe Selinit, i diskutuar gjatë “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio.
I pyetur drejtpërdrejt nga Rogerti nëse mes tij dhe Selinit ka diçka më shumë sesa miqësi, Miri ishte i prerë në përgjigjen e tij. Ai mohoi çdo lloj lidhjeje romantike, duke theksuar se raporti i tyre ka qenë gjithmonë thjesht shoqëror.
“Ka mbaruar punë, nuk ka lidhje ajo… ka qenë dhe është thjesht shoqërore. S’ka lidhje ndjenja që mund të nënkuptohen,” – u shpreh ai.
Megjithatë, diskutimi mori një tjetër drejtim kur u përmend distanca e krijuar së fundmi mes tyre dhe fakti që Selini nuk komunikon më si më parë. Për këtë situatë, Miri u tregua më i rezervuar, duke lënë hapësirë për interpretime.
Ai theksoi se nga ana e tij nuk ka ndjenja, por pranoi se nuk mund të flasë me siguri për atë që mendon Selini.
“Nuk mendoj se ajo ka ndjenja… por se çfarë mendon dhe çfarë ndjen Selin, nuk e di. Ndoshta ka disa pikëpyetje në kokën e saj dhe nuk do t’i sqarojë kurrë,” – tha ai.
Këto deklarata kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth dinamikës mes dy banorëve, duke lënë të hapur mundësinë që situata të ketë më shumë prapaskena sesa duket në pamje të parë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse marrëdhënia mes tyre do të qartësohet apo do të vijojë të mbetet një nga misteret e këtij edicioni.
burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Idv56bRxqqs
Foto:https://www.instagram.com/miri_westsidefamily/?hl=en