Home ShowBiz Kanye West ndërpret koncertin në Los Angeles pas problemeve teknike
Kanye West ndërpret koncertin në Los Angeles pas problemeve teknike
0

Kanye West ndërpret koncertin në Los Angeles pas problemeve teknike

0
0

Koncerti i shumëpritur i Kanye West në SoFi Stadium u ndërpre përkohësisht mbrëmjen e së mërkurës, pasi artisti u përball me probleme teknike në skenë.

Gjatë performancës së hitit “Good Life”, reperi ndaloi papritur muzikën dhe shprehu pakënaqësi ndaj ndriçimit dhe efekteve piroteknike, duke i kërkuar stafit të ndalte gjithçka. Ai kritikoi dritat, duke thënë se nuk i përshtateshin shfaqjes dhe i krahasoi me “diskotekë” apo skena televizive.

Pas disa minutash ndërprerje dhe përpjekjesh për të rregulluar problemin, koncerti rifilloi normalisht, ndërsa publiku prej rreth 70 mijë personash reagoi me duartrokitje.

Shfaqja ishte pjesë e turneut “Ye: Homecoming”, që shënon rikthimin e West në skenat amerikane pas disa vitesh. Një moment i veçantë ishte edhe dalja në skenë e vajzës së tij, North, e cila performoi përkrah tij.

Megjithatë, koncerti u shoqërua edhe me polemika, për shkak të deklaratave të mëparshme të artistit, që kanë nxitur reagime nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Kanye West pritet të rikthehet në skenë sërish në SoFi Stadium, ndërsa debatet rreth figurës së tij vazhdojnë.