Home ShowBiz Laert Vasili i ka dërguar video intime Rene Refos?! Deklarata që po trondit rrjetin
Laert Vasili i ka dërguar video intime Rene Refos?! Deklarata që po trondit rrjetin
0

Laert Vasili i ka dërguar video intime Rene Refos?! Deklarata që po trondit rrjetin

0
0

Një deklaratë e bërë nga Rene Refo në episodin final të podcastit “Zero Fucks Given” ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale dhe është kthyer në një nga temat më të komentuara të momentit në mediat online.

Rene Refo, vajza e aktores Julia Ilirjani, bëri një përmbledhje të eksperiencës së saj gjatë këtij sezoni të podcastit, ku ka intervistuar personazhe të njohur nga arti dhe jeta publike. Gjatë bisedës, ajo ndaloi edhe te aktori Laert Vasili, për të cilin tha se fillimisht kishte pasur respekt dhe vlerësim të madh profesional.

Sipas saj, situata ndryshoi pas realizimit të intervistës në podcast. Refo pretendoi se më pas ka marrë një video-mesazh nga aktori, të cilin e cilësoi shqetësues dhe arsye për të ndërprerë çdo komunikim të mëtejshëm me të.

Edhe pse nuk dha detaje të plota mbi përmbajtjen e videos, ajo la të kuptohej natyra intime e materialit, duke deklaruar: “E kuptoni vetë për çfarë video bëhet fjalë”.

Rene Refo shtoi gjithashtu se pas këtij episodi ka shmangur edhe disa evente publike, kur ka mësuar se Laert Vasili mund të ishte i pranishëm.

Deri tani, aktori nuk ka reaguar publikisht lidhur me deklaratat që po qarkullojnë në rrjet.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta online dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qëndrim zyrtar apo zhvillime të tjera nga palët e përfshira.

Burimi; https://www.instagram.com/laertivasili/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/laertivasili/?hl=en