Një deklaratë e fundit e stilistit të njohur kosovar Valdrin Sahiti ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale, ndërsa ish-banorja e “Big Brother VIP”, Shqipe Hysenaj, ka reaguar ashpër publikisht ndaj tij.
Gjithçka nisi pas një videoje ku Sahiti fliste për figurat që, sipas tij, përfaqësojnë Kosovën dhe shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Në deklaratën e tij, ai përmendi emra si Dua Lipa, Rita Ora, si dhe marka e figura të njohura botërore.
“Kush është Kosova pa mua, kush është Kosova pa Dua Lipën, kush është Kosova pa Rita Orën. Italia pa Juventusin nuk është Itali. Kush është Franca pa Chanel dhe Dior. Çka është Italia pa Da Vinçin?”, dëgjohet të thotë Sahiti në video.
Deklarata e tij nuk është pritur mirë nga Shqipe Hysenaj, e cila publikoi një reagim të gjatë dhe të fortë në rrjetet sociale.
“Një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj. Kush është Kosova pa Adem Jasharin? Shqipëria pa Isa Boletinin, Ismail Qemalin apo Skënderbeun? Pa gjithë shkrimtarët që kanë kontribuar për gjuhën shqipe…”, shkroi ajo.
Më tej, Hysenaj theksoi se artistët dhe figurat publike po shijojnë sot frytet e sakrificave të atyre që luftuan për liri dhe shtet.
“Ju jeni një pikë uji në oqean. Si të jesh ti me leckat e tua, si mos të jesh, Kosova mbetet shtet i pavarur”, vijoi ajo, duke shtuar: “Mos i jepni shumë gojës, sepse nuk keni kontribuar asgjë për Shqipëri dhe Kosovë”.
Debati ka ndezur menjëherë reagime të shumta online, ku komentuesit janë ndarë mes atyre që mbështesin deklaratën e Sahitit dhe atyre që bien dakord me reagimin e fortë të Hysenajt.
Burimi: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/shqipehysenaj/?hl=en