Home Lifestyle Parashikimi i motit, 12 qershor 2026
Parashikimi i motit, 12 qershor 2026
0

Parashikimi i motit, 12 qershor 2026

0
0

Ditën e premte, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa pas mesditës pritet një përmirësim gradual dhe pakësim i tyre.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të ditës në shumicën e vendit, me intensitet të ulët. Herë pas here priten edhe shtrëngata shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe, në mënyrë lokale, me breshër. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët, duke u përqendruar më së shumti në zonat malore dhe në juglindje të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati verior me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here pritet forcim i erës deri në 15 m/s.

Sa i përket gjendjes detare, në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.

Burimi;https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-12-qershor-2026

Fotl; Freepik.com