“Ajo është paqja ime” – Visi dedikim prekës për bashkëshorten Belina në Ferma VIP: Jemi shpirt binjakë
Elvis Pupa, një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, ka treguar një anë më të ndjeshme të karakterit të tij gjatë rrugëtimit në edicionin e tretë të Ferma VIP. Larg debateve dhe i përkushtuar ndaj punëve në fermë, Visi ka fituar vlerësimin e publikut për thjeshtësinë dhe qetësinë që ka reflektuar gjatë spektaklit.
Në mbrëmjen emocionuese ku u transmetuan momentet më të rëndësishme të aventurës së tij në fermë, aktori ndau edhe disa fjalë zemre për bashkëshorten e tij, Belina Pupën, duke shprehur dashurinë dhe respektin e madh që ka për të.
Surpriza më e bukur e natës ishte prania e Belinës në spektakël, e cila erdhi për të takuar dhe mbështetur partnerin e saj. Me shumë emocion, ajo e përshkroi Visin si pikën e saj të qetësisë dhe mbështetjes.
“Ai është paqja ime, qetësia ime. Unë ulem dhe pushoj te Visi,” – u shpreh Belina.
Nga ana tjetër, edhe Visi nuk i kurseu fjalët e dashurisë për bashkëshorten, duke e cilësuar atë si njeriun më të rëndësishëm në jetën e tij.
“Ne jemi shpirt binjakë. Ajo është unë dhe unë jam ajo,” – tha aktori, duke përlotur jo vetëm të pranishmit në studio, por edhe publikun që ndiqte spektaklin.
Momenti mes çiftit u kthye në një nga më emocionuesit e mbrëmjes, duke dëshmuar lidhjen e fortë dhe harmoninë që i ka shoqëruar ndër vite.