0
0
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas MeteoAlb, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime vranësirash kryesisht mesatare përgjatë relieveve malore në veri e lindje në mesditë deri pasdite.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Burimi;https://meteoalb.com/
Foto; Freepik.com