Home ShowBiz Armela Hyseni rrëfen momentin e frikshëm në det: “Thërrisja vetëm ‘ndihmë’”
Armela Hyseni rrëfen momentin e frikshëm në det: “Thërrisja vetëm ‘ndihmë’”
0

Armela Hyseni rrëfen momentin e frikshëm në det: “Thërrisja vetëm ‘ndihmë’”

0
0

Armela Hyseni ka ndarë një nga përvojat më të frikshme të fëmijërisë së saj, gjatë rubrikës “Trotuar” në emisionin “E Diell”.

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” tregoi se, teksa ishte me familjen në plazh, kishte rrezikuar të mbytej pasi kishte rënë në një gropë të thellë në det.

Në atë kohë, Armela nuk dinte të notonte dhe përdorte krahëza. Ajo tha se ia kishte dhënë krahëzat një çifti që ia kishte kërkuar dhe, gjatë përpjekjes për t’u kthyer në breg, kishte përfunduar në një zonë të rrezikshme.

“Duke u munduar të kthehesha sërish në breg, rashë te një gropë thithëse. Nuk dilja dot, thërrisja vetëm ‘ndihmë’. Më pa një djalë që më shpëtoi”, rrëfeu ajo.

Sipas Armelës, kjo ngjarje ka lënë gjurmë edhe sot, pasi ende e ka të vështirë të ndihet e sigurt në ujë dhe të notojë.

Burimi;https://www.instagram.com/armela_hysenii/

Foto;https://www.instagram.com/armela_hysenii/