Home ShowBiz Diddy përfshihet në një sherr në burg, vendoset në izolim
Diddy përfshihet në një sherr në burg, vendoset në izolim
0

Diddy përfshihet në një sherr në burg, vendoset në izolim

0
0

Diddy është përfshirë në një përplasje me një të burgosur tjetër në burgun federal të New Jersey-t, çka ka sjellë vendosjen e tij në izolim.

Sipas TMZ, Sean Combs u përball ballë për ballë me një të burgosur tjetër gjatë kësaj jave, pasi ky i fundit e ofendoi.

Sipas të njëjtave burime, Diddy u dërgua menjëherë në izolim, megjithëse nuk është e qartë nëse vazhdon ende të mbahet aty. Megjithatë, ai mund të përballet me pasoja afatgjata për shkak të përplasjes së dyshuar.

Diddy, i cili po vuan një dënim me burg prej më shumë se katër vitesh për dy vepra penale që lidhen me prostitucionin, pritet të lirohet në shkurt të vitit 2028. Kjo datë varet nga sjellja e tij e mirë gjatë vuajtjes së dënimit. Nëse autoritetet vlerësojnë se ai mban përgjegjësi për incidentin, qëndrimi i tij në burg mund të zgjatet.