Home ShowBiz Sara Gjordeni ankohet me humor për Bardhin: “S’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar”
Sara Gjordeni ankohet me humor për Bardhin: “S’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar”
0

Sara Gjordeni ankohet me humor për Bardhin: “S’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar”

0
0
Sezoni veror është periudha më e ngarkuar për këngëtarët, por jo gjithmonë edhe më e përshtatshmja për partneret e tyre. Këtë e ka treguar me humor Sara Gjordeni, e cila ka rrëfyer se koncertet e shumta të Bardhit i kanë prishur planet për pushime familjare.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se, ndërsa shumë familje largohen drejt bregdetit, asaj i duhet të presë deri në shtator që partneri i saj të përfundojë angazhimet muzikore.

“Ore, s’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar, sidomos në verë. Kur të gjithë ikin në plazh familjarisht, ti rri, pret me durim dhe mall të mbarojë koncertet deri në shtator. Katastrofë. Martohuni me financier ose dikë që punon në bankë, nëse ju pëlqen deti”, ka shkruar Sara.

Postimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë pritur me humor komentin dhe këshillën e saj për vajzat që duan të shijojnë pushimet verore pa u penguar nga angazhimet e ngarkuara të partnerëve.

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë prindër të një vajze, ndërsa së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të dytë.