Home Lifestyle Parashikimi i motit 5 Gusht 2026
Parashikimi i motit 5 Gusht 2026
0

Parashikimi i motit 5 Gusht 2026

0
0

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta në bregdet dhe Ultësirën Perëndimore, por me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave në zonat malore.

Orët e mesditës do të sjellin temperatura shumë të larta në të gjithë territorin e vendit, ndërsa pasditja do të sjellë kalime të lehta të vranësirave në gjysmën lindore të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Situata e motit do të vijojë e qëndrueshme gjatë orëve të natës dhe mëngjesin e së mërkurës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 39°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 45 km/h. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.