Ish-konkurrentja e “Ferma VIP 3”, Malbora, ka folur hapur për marrëdhënien që ruan sot me Indrin, pas debateve dhe përplasjeve që patën gjatë reality show-t.
Në një intervistë për “Revista Bordo”, ajo u pyet nëse mes tyre ka pasur një sqarim pas situatave që krijuan bujë edhe jashtë spektaklit. Malbora tha se gjithçka që kishte për të thënë ia ka shprehur Indrit dhe se ai e njeh versionin e saj të ngjarjeve.
“Për Indrin, të gjitha gjërat që unë kam thënë kanë qenë të sqaruara, sepse Indri e di të vërtetën siç e di dhe unë. A ka vendosur Indri tani të bëjë ashtu apo kështu në raport me realitetin, kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni Indrit”, u shpreh ajo.
Sipas Malborës, raporti mes tyre nuk është më i njëjtë si para hyrjes në “Ferma VIP 3”, pasi konfliktet kanë lënë gjurmë. Megjithatë, ajo theksoi se mes tyre nuk ka armiqësi.
“Nuk mund të them që kam një marrëdhënie siç e kam pasur para ‘Fermës’, sepse konfliktet kanë bërë të vetën, por nuk është se mund të them që është armiku im. Kemi kontakt normal; flasim, bisedojmë, përgëzohemi, i japim njëri-tjetrit ‘like’ në rrjetet sociale. Mund të pimë edhe një kafe apo një gotë verë”, tha Malbora.
Deklarata e saj sugjeron se tensionet e së kaluarës janë zbutur, por lidhja mes tyre ka mbetur miqësore dhe pa afërsinë që kishin përpara eksperiencës në reality show.
Burimi;https://www.instagram.com/malboragurra/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/malboragurra/?hl=en