0
0
Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të dominohet nga intervalet e gjata me diell në pjesën më të madhe të tij. POR pas mesdite gradualisht vranësirat kalimtare do të shfaqen në Shqipëri të cilat më të dukshme pritet të jenë në orët e pasdites, KU dhe pritet rritje e lagështirës në ajër duke bërë që në gjysmën Lindore të Shqipërisë të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Ndërsa pjesa tjetër e territori do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU në vijën bregdetare kthjellimet do të vijojnë të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 40°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Burimi;https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-hene-10-gusht-2026/
Foto; Freepik.com