Home ShowBiz Selin Bollati zbulon anën romantike, e kthen një mbrëmje të zakonshme në takim special
Selin Bollati zbulon anën romantike, e kthen një mbrëmje të zakonshme në takim special
0

Selin Bollati zbulon anën romantike, e kthen një mbrëmje të zakonshme në takim special

0
0

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment të ëmbël dhe romantik nga mbrëmja që ka kaluar në shoqërinë e partnerit.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në Instastory një fotografi nga ambienti i saj në shtëpi, ku duket se ka krijuar një atmosferë intime për një darkë të veçantë në çift. Në tavolinë shiheshin fruta, ushqime të ndryshme, qirinj të ndezur dhe dy gota që çifti i mbante në duar.

Me detaje të thjeshta, por domethënëse, Selin ka treguar se edhe një mbrëmje e zakonshme mund të marrë një tjetër kuptim kur shoqërohet me pak romantizëm dhe kohë cilësore në çift.

“Duke e kthyer një natë të zakonshme në takimin tonë të vogël romantik”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke ndarë kështu me ndjekësit një pjesë nga atmosfera e ngrohtë e mbrëmjes së saj.