Home Lifestyle Truke të thjeshta që do t’ju shpëtojnë nga makeup-i që “shkrihet”
Truke të thjeshta që do t’ju shpëtojnë nga makeup-i që “shkrihet”
0

Truke të thjeshta që do t’ju shpëtojnë nga makeup-i që “shkrihet”

0
0

Vera kërkon një qasje pak më ndryshe ndaj bukurisë. Temperaturat e larta, lagështira dhe ekspozimi në diell bëjnë që makeup-i të mos zgjasë si në ditët e freskëta, ndaj më pak produkte dhe disa truke të zgjuara mund të bëjnë diferencën.

1. Mos e teproni me bazën
Në vend të një shtrese të rëndë fondatine, zgjidhni një BB cream ose një skin tint me mbulim të lehtë. Lëkura duket më natyrale dhe ka më pak mundësi që produkti të grumbullohet gjatë ditës.

2. SPF është hapi që nuk duhet anashkaluar
Kremi mbrojtës duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme, edhe kur nuk kaloni gjithë ditën në plazh. Për fytyrën mund të zgjidhni një SPF që përshtatet me llojin e lëkurës dhe nuk e rëndon atë.

3. Zëvendësoni pudrën e tepërt me letërza matifikuese
Nëse fytyra fillon të shkëlqejë gjatë ditës, nuk është e nevojshme të shtoni vazhdimisht pudër. Letërzat matifikuese largojnë yndyrën e tepërt pa prishur makeup-in.

4. Blushi krem është aleati i verës
Produktet kremoze krijojnë një pamje më të freskët dhe më natyrale. Një sasi e vogël blush-i në mollëzat e faqeve mund t’i japë fytyrës menjëherë një pamje më të gjallë.