Home ShowBiz Kim Kardashian në spital: Kam diçka që quhet ezofagit
Kim Kardashian në spital: Kam diçka që quhet ezofagit
0

Kim Kardashian në spital: Kam diçka që quhet ezofagit

0
0

Kim Kardashian ka shkaktuar shqetësim te fansat pasi shfaqet në një shtrat spitali në trailerin e sezonit të ri të “The Kardashians”, ku zbulon se është diagnostikuar me ezofagit.

Në trailerin e ri të reality show-t të famshëm, Kim flet për gjendjen e saj shëndetësore dhe thotë: “Kam diçka që quhet ezofagit.”

Më pas, një zë jashtë kamerës e pyet: “A nuk është kjo ajo nga e cila vdiq babai yt?”

Ndërsa nëna e saj Kris Jenner, e përlotur, shprehet: “Nuk mundem, më vjen të qaj.”

Diagnoza ka një ngarkesë të veçantë për familjen Kardashian, pasi babai i Kim, Robert Kardashian, ndërroi jetë nga kanceri i ezofagut në vitin 2003, në moshën 59-vjeçare, vetëm disa muaj pasi u diagnostikua. Humbja e babait ka qenë një plagë që ka ndikuar ndër vite te familja Kardashian.

Deri tani, Kim nuk ka dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa trailer-i nuk tregon nëse bëhet fjalë për një problem serioz.

Ezofagiti është inflamacion i ezofagut dhe mund të lidhet me refluksin gastroezofageal. Simptomat më të zakonshme përfshijnë djegien në stomak ose kraharor dhe kthimin e përmbajtjes acide në ezofag.

Kjo nuk është hera e parë që Kim flet për shëndetin e saj në reality show. Në vitin 2025, ajo zbuloi se mjekët i kishin gjetur një “aneurizëm të vogël” në tru, të cilin e lidhi me stresin.

“The Kardashians” është reality show që ndjek jetën personale, familjare dhe profesionale të familjes Kardashian-Jenner dhe transmetohet në platformën Hulu. Seriali është vazhdim i “Keeping Up with the Kardashians”, i cili u transmetua për 20 sezone dhe përfundoi në vitin 2021.

Sezoni i tetë i “The Kardashians” do të nisë më 8 tetor në Hulu.