Home ShowBiz Robert Berisha nuk përjashton hyrjen në “Big Brother”: Angazhimi televiziv përfundon në dhjetor
Robert Berisha nuk përjashton hyrjen në “Big Brother”: Angazhimi televiziv përfundon në dhjetor
0

Robert Berisha nuk përjashton hyrjen në “Big Brother”: Angazhimi televiziv përfundon në dhjetor

0
0

 

Robert Berisha ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother”. Gjatë një interviste në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, artisti tregoi se sezoni i emisionit të tij përfundon në dhjetor, duke lënë të kuptohet se më pas mund të konsiderojë një hyrje në shtëpinë e famshme.

Megjithëse nuk konfirmoi ndonjë vendim, Berisha e përmendi këtë mundësi gjatë bisedës, duke u prezantuar si “muzikanti” i radhës që mund t’i bashkohet formatit.

Intervista preku edhe tema të tjera të aktualitetit dhe karrierës së tij. I pyetur për publikimin e videove intime që kanë shkaktuar reagime në showbizin shqiptar, Berisha shprehu mendimin se diskutimi më i pakët publik do të ndihmonte që vëmendja ndaj çështjes të zbehej më shpejt.

Ai theksoi se gratë përballen me pasoja shoqërore më të rënda në raste të tilla, si dhe me stres të shtuar. Gjatë diskutimit, kujtoi edhe një rast të ngjashëm të ndodhur vite më parë në Kosovë.

Në një pjesë tjetër të intervistës, artisti tregoi si lindi rubrika e tij në rrjetet sociale, “Robi plaket kur don vet”. Sipas rrëfimit të tij, gjithçka nisi gjatë pandemisë, kur pas kthimit nga një koncert në Amerikë u vendos në karantinë në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Pikërisht aty zbuloi mundësinë e transmetimeve drejtpërdrejt në Instagram. Bisedat me ndjekësit, humori, barceletat dhe këngët e kthyen këtë angazhim në një format që tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjet.

Berisha ndau gjithashtu përvoja nga dasmat në Kosovë dhe Shqipëri, duke treguar se pagesat për artistët mund të arrijnë në dhjetëra mijëra euro. Ai veçoi Sinan Vllasaliun për repertorin e gjerë, me të cilin, sipas tij, mund të mbulojë një dasmë të tërë.

Artisti kujtoi edhe një dasmë ku ishte e pranishme Dua Lipa, ndërsa foli për festën e tij të martesës, ku performuan Adrian Gaxha, Muharrem Ahmeti dhe Kastrioti.