Samanta, studentja 22-vjeçare rrefehet te Grida Duma: Vëllai në emigrim është gati të kthehet, kërkojmë të drejtat tona!
Samanta, studentja 22-vjeçare, ka rrëfyer në podcastin e Grida Dumës vështirësitë ekonomike me të cilat përballet dhe historinë e familjes së saj, të ndarë nga emigracioni.
Duke folur për angazhimin e saj në protestë kundër dhunës, ajo ka theksuar se kërkon respektimin e të drejtave të saj. Sipas Samantës, situata është shumë e rëndë dhe mundësitë për të ndërtuar jetën në Shqipëri mbeten të kufizuara.
22-vjeçarja ka treguar se merr një pagë prej 500 mijë lekësh, të cilën e konsideron të pamjaftueshme për të përballuar nevojat dhe për të bërë plane për të ardhmen.
Një pjesë e rëndësishme e rrëfimit të saj lidhet me familjen që jeton në emigrim. Largësia është shoqëruar edhe me shqetësimin e të afërmve për sigurinë e saj.
Samanta ka treguar se vëllai, pasi ka parë situatën, i ka shprehur gatishmërinë për t’u kthyer në Shqipëri që ta mbrojë.
Rrëfimi i saj sjell në vëmendje vështirësitë e një të reje që kërkon të dëgjohet, ndërsa përballet me pasigurinë ekonomike dhe mungesën e familjarëve pranë.
Burimi:https://www.youtube.com/watch?v=f3dETbwm2lI