0
0
Labinot Rexha do të publikojë sonte këngën më të re, videoklipi i së cilës është realizuar në malet më të larta të Zvicrës. Artisti jeton atje dhe ndaj ka preferuar që xhirimet t`i realizojë në dëborën e atyre maleve. Kënga do të jetë një baladë dashurie, për realizimin e së cilës Labinoti ka pasur mbështetjen e vëllait të tij Valonit.
I kontaktuar nga ArkivaNews, artisti ka treguar se ky nuk do të jetë i vetmi projekt. Disa të tjerë do të pasojnë.