Ka shumë të lumtur për lajmin e ri të rikthimit të Nokia 3310. Sigurisht që ky telefon nuk mund të zëvendësojë iPhone, Samsung apo telefona të mençur.
Do të jetë pa 3G, pa Wi-Fi, pa aplikacione apo ekran me prekjeje. Sigurisht që është e vështirë që t`i përshtatet mënyrës moderne të jetesës që kemi krijuar, por i ka ende dy gjëra të mira, çmim të lirë dhe bateri rezistente.
Një tjetër disavantazh është edhe fakti se nuk mund të kapni momente të ndryshme tuajat, gjatë ditës, për t`i ndarë pastaj me miqtë në rrjete sociale. Ama është i duhuri për të marrë me vete gjatë fundjavave, kur smatphone-t t`ju lënë në baltë. Si telefon rezervë do të ishte super.
Përse jo, është i sigurtë për fëmijët dhe i lehtë në përdorim për gjyshërit.
Nuk është telefoni që do të dashuronim në këto ditë kur teknologjia ka marrë shumë zhvillim, ama është si të kthehesh te një mik i vjetër.
Burimi i lajmit: https://www.cnet.com/products/nokia-3310/review/
Burimi i fotos: https://www.nokia.com/en_int/phones/nokia-3310