Robert Aliaj është ndër të paktët artistë që ka krijuar stilin e vet edhe në pamje dhe këtë nuk do ta ndryshojë. Si anëtar jurie i DWM është përballur shpesh edhe me një lumë akuzash për look-un, por ka ditur gjithmonë të kthejë përgjigje origjinale kur është fjala për pamjen e jashtme – të çuditshme dhe ekstravagante.
E shikojmë çdo të hënë ndërsa hyn në skenën e DWM, por edhe nëse e ndeshni rrugëve të Tiranës e ka gjithmonë me vete shkopin.
Pyetjes së Rudinës pse e mban shkopin kur nuk ka nevojë, Berti i përgjigjet me shumë sportivitet: “Unë nuk kam nevojë për shkop, por kam nevojë për stil. Dikur kam akuzuar njerëzit që nuk kanë stil, sepse besova në atë kohë në atë që thashë, besoj akoma, por ndoshta ishte e dhunshme mënyra se si e thashë.
Desha edhe të krijoj një reflektim. Stili nuk është vetëm kjo që bëjnë njerëzit në Instagram. Stili mund të bëhet edhe me rroba shumë të lira. Ti mund të vishesh me “Gucci”, por i gjen të gatshme, nuk janë origjinale, bëhesh pjesë e marshit të mizave. Unë kam zgjedhur të dal nga marshi. Unë jam si salmoni që shkoj kundra rrymës. Unë dua të shkoj në një limit pa fund dhe pa qëllim”, – tha Roberti.
Burimi i videos dhe fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=EV2XnYX61Nc