Home ShowBiz Një baladë dimri me titull “Mos harro”. Vërtet e paharrueshme
Një baladë dimri me titull “Mos harro”. Vërtet e paharrueshme
0

Një baladë dimri me titull “Mos harro”. Vërtet e paharrueshme

0
0

Një baladë dimri, rrjedhur nga tingujt e lojës në piano nga Andin Randobrava në sfond të një video thuajse të bardhë për hir të peisazhit të mbuluar nga bora.
Që në vargjet e para ndihet një pikëllim poetik dhe një trilli të trishtë, sjellë artistikisht nga ndërthurja mes dy zërave të ngrohtë prej baritoni, të Nogës dhe Andin Randobrava.
“Mos harro, dikur ishim një” gjatë kësaj thirrje në refren, zërat nuk i lënë më rradhë njëri-tjetrit, por sinkronizohen, në një duet paksa të trishtë, të shtruar e të ardhur qetë-qetë. Në qendër të shqetësimit shprehur me art, një bukuroshe me sa duket ka mëkatuar, duke u bërë subjekt i një balade mbresëlënëse, titulluar “Mos harro”.

Burimi i videos dhe fotos: https://www.youtube.com/watch?v=rUFKK67d7iw