0
0
Aktorja e njohur shqiptare, Rozi Kostani e njohur për rolin në filmin “Unë, ti dhe Kasandra”, ka qenë e ftuar bashkë me dy aktorë të tjerë të kastit të këtij filmi, në “Pop Culture”. E pyetur nëse do të pranonte të luante skena të nxehta në një film, aktorja u përgjigj me “Po”, por me një kusht.
Kostani u shpreh se pagesa duhet të jetë shumë e mirë që ajo të luajë një skenë të tillë teksa më vonë tregoi se në Shqipëri profesioni i aktores nuk paguhet mjaftueshëm.
“Kam interpretuar në 10 filma gjatë karrierës sime, e megjithatë asnjëherë nuk kam interpretuar skena të nxehta. Por nëse do të më ofronin një shumë të madhe parash edhe mund të pranoja”, u shpreh Kostani.
Link: https://youtu.be/-muCs_xrN88?t=1595
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel