Home ShowBiz Dikur thirreshin motër e vëlla. A ka marrë fund miqësia mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit?
Dikur thirreshin motër e vëlla. A ka marrë fund miqësia mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit?
0

Dikur thirreshin motër e vëlla. A ka marrë fund miqësia mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit?

0
0

Dikur thirreshin motër e vëlla në rrjetet sociale, ndërsa sot dyshja e pandashme, modele-fotograf  është zhbërë mesa duket. Ata përveç anës profesionale, ndanin edhe një miqësi të mirë, duke shpërndarë në rrjetet sociale në mënyrë të vazhdueshme kujtime nga udhëtimet dhe punët e përbashkëta.

Mirëpo, duket se miqësisë mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit i ka ardhur fundi. Përveçse ata nuk shihen më së bashku në rrjetet sociale, ditëlindja e Endritit së fundmi ishte prova më e mirë për këtë.

Aurela ka munguar në festën e madhe të organizuar në nder të fotografit dhe si kurrë më parë, nuk i ka bërë as edhe një postim urimi në Instagram.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkatërruar miqësinë mes tyre, por duke marrë parasysh afrimitetin e madh që kanë pasur, me shumë gjasa ka qenë një sherr për diçka madhore.

Mund të shihni vetë disa nga fotot e mëposhtme:

https://www.instagram.com/p/BdxkWyylhdz/?taken-by=endritmertiri

Link: https://www.instagram.com/p/BdxkWyylhdz/?taken-by=endritmertiri

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BNbvNYuBxac/?taken-by=hoxha_aurela