Një pafundësi me femra të të gjithë kategorive e kopjojnë dhe duhet thënë kjo mer “K” kapitale. Nga nxënëset e gjimnazeve deri tek diva e skenës dhe ekranit e më tej, humbasin minuta të tëra para pasqyrës, deri sa gjejnë një Kim brenda vetes. Qoftë tek modeli i flokëve, qoftë tek veshja, qoftë tek vithet apo forma të tjera trupore. E pabesueshme se çfarë mund të arrihet sot, me anë të rrjeteve sociale.
Kim Kardashian është pa dyshim një ndër ikonat botërore të modës.
Por të themi të drejtën, veshjet e saj janë deri diku të çuditshme. Si do të ndiheshit po të visheshit me tuta basketbolli meshkujsh dhe me sandale klasike me takë? Po nëse do të shkonit në një event me kostum burrash dhe pa reçipeta?
“Cosmopolitan”, revista e mirnjohur, ka realizuar një video gazmore në të cilën femra të ndryshme provojnë dhe më pas japin përshtypjet e tyre mbi veshjet e Kim Kardashian. Reagimet e tyre janë tejet zbavitëse.
https://www.facebook.com/Cosmopolitan/videos/10156264980947708/
Video&Foto: https://www.facebook.com/Cosmopolitan/videos/10156264980947708/