Gjysmë shqiptare dhe gjysmë afrikane, por Erika është e lindur në Greqi dhe flet për veten me ëmbëlsi që shtohet edhe nga zëri i saj engjëllor.
“Kam kënduar në shtëpi, në klasë dhe kudo. I bie violinës. Kam bërë shumë koncerte dhe kam fituar shumë çmime”, thotë ajo.
Muzika është një pasion i saj, tjetri?
“Më pëlqen të pikturoj pemët, lulet, qytetet dhe pallatet”, thotë ajo duke qeshur.
Erika i ka të qarta ëndrrat e saj.
“Kur të rritem do të bëhem këngëtare dhe mësuese moderne baleti. Dua të bëhem mësuese…jo kaq dua!”, thotë ajo.
Erika ka një vëlla binjak, që e quajnë Erik. Edhe Eriku ishte pjesë e audicioneve të fshehura të The Voice Kids.
“Dua vetëm që fëmijët e mij të buzëqeshin vazhdimisht”, thotë e ëma e tyre.
Për Erikën u kthye Miriami, ndërsa Eriku nuk kishte të njëjtin fat. Asnjëri prej trajnerëve nuk u kthye për të.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=GzTytgNY0BE
Link: https://www.youtube.com/watch?v=qcjzkd5xS6Q
https://www.instagram.com/p/Be_U2lGHuf5/?taken-by=ledionl
Link: https://www.instagram.com/p/Be_U2lGHuf5/?taken-by=ledionl
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=GzTytgNY0BE