Home ShowBiz “Gjendet” Aida Shtino e “Njerëz të humbur”! Rikthehet në ekran pas divorcit
“Gjendet” Aida Shtino e “Njerëz të humbur”! Rikthehet në ekran pas divorcit
0

“Gjendet” Aida Shtino e “Njerëz të humbur”! Rikthehet në ekran pas divorcit

0
0

Rikthehet në ekran pas tre vitesh mungesë Aida Shtino, moderatorja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur”.

Në një rrëfim të gjatë për “Pasdite në Top Channel”, prezantuesja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur” ka treguar detaje mbi jetën personale dhe se me çfarë po merret aktualisht.

“Kjo periudhë 3-vjeçare ishte pushim, analizë me veten time dhe një lloj reflektimi”, shprehet Shtino.

Duke folur për divorcin, Aida thotë se e përjetoi shumë keq.

“Si person publik, isha në qendër të vëmendjes. Atë periudhë mbylla telefonin se nuk pushonte së rëni, kërkonin të gjithë intervista. U përfshiva komplet në punë për të harruar situatën time”, u shpreh Aida.

Moderatorja ka treguar edhe për kërcënimet që ka marrë kur drejtonte emisionin “Njerëz të humbur”.

“Kam marrë kërcënime, sidomos kur kërkonim vajza të humbura, pasi hasnim në rrjete trafikantësh. Një herë, në zyrë më kishte ardhur një letër ku shkruhej se vajza që kërkonim ndodhej në adresën e shtëpisë sime. Aty u alarmova dhe kam njoftuar policinë”, shprehet Shtino, e cila tregon se aktualisht po angazhohet me shkrimin e një libri me të gjitha historitë që ka kaluar në këtë emision.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=aIOGXmgVKj4

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel