U dashuruan dhe u martuan brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, në atë të Big Brother, e në ditën e të dashuruarve ata kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel”.
Gjatë qëndrimit në Big Brother ata fituan ndeshjet e njëri-tjetrit, por së bashku edhe zemrat e mijërave shqiptarëve që vijojnë t’i ndjekin e të bëjnë tifo për dashurinë e tyre.
Të pyetur nga Juli Krisafi se cila do të jetë dhurata që ata do t’i bëjnë njëri-tjetrit për Shën Valentin, përgjigja e tyre, thuajse njëzëri ka qenë “Dashuria që i japim njëri-tjetrit”.
Për Fotininë dashuria nuk shprehet me dhurata, por me gjeste të vogla në jetën e përditshme, e sipas saj këto janë gjerat që e bëjnë më të bukur një lidhje.
Link: https://www.instagram.com/p/BfL7ZkBhb4d/?taken-by=pasditenetopchannel
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfL7ZkBhb4d/?taken-by=pasditenetopchannel