Në 14 shkurt u bë lajm ndarja e Adelina Tahirit për hir të një parfumi të shtrenjtë, që ajo mori dhuratë, e që simbolizonka ndarje. Por ajo dhe i shoqi nuk e vrasin mendjen për këto superticione e sigurisht që nuk e çajnë kokën për dhurata të shtrenjta.
Këngëtarja Adelina Tahiri u kurorëzua me të fejuarin e saj maqedonas Serjozha Markov dhe tani ka lënë qytetin e saj të lindjes për të jetuar në një tjetër vend.
Tahiri është zhvendosur në Vjenë ku edhe do jetojë për pak kohë me bashkëshortin e saj. Bashkëshorti i saj duket se e ka lumturuar atë pa masë. Ai ka dhuruar asaj dhurata tepër luksoze.
Xhup lëkure, atlete, shapka me gurë të çmuar dhe dy çanta, të gjitha firmato. Adelinës nuk i mbetet veç t’i gëzojë e lumtur.
Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BczdPaVlu31/?taken-by=adelina_tahiri1