Lisaveta, nënë e dy fëmijëve tregoi se si përfundoi martesa e saj 14-vjeçare për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Ajo ishte dje pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan nga ku i preku të gjithë me historinë e saj.
Ajo jeton e qetë me fëmijët e saj, në studio erdhi për të falenderuar motrën e saj, Dashurien.
Para se Dashuria të mbërrinte në studio, Lisaveta tregoi historinë e saj prekëse se si bashkëshorti e dhunoni për vite me radhë.
“Ai që në fillim ishte një person jo i dashur, jo i respektueshëm. Nuk humbiste asnjë rast pa më ofenduar edhe në sy të njerëzve. Vazhdova me të për shkak të paragjykimeve, mendoja se çfarë do thonin njerëzit. Ishte e papranueshme që unë të divorcohesha. Kisha hallin e prindërve të mi dhe të mentalitetit përreth. Ishte shum e vështirë Ardit. Një rast i patolerueshëm, ishte në dasmën e një kushërirës sime. Ishim në valle, mami, motra edhe unë. Duke kërcyer në dasmë ai ngrihet më tërheq nga krahu, më thotë dil nga vallja ose të hedh nga kati i dytë. Kjo ndodhi për shkak se erdhi burri i motrës dhe më kapi mua për dore. Filloi të më gjuante me shkelma, më thoshte mos e ngri kokën shiko vetëm pjatën.” u shpreh ajo.
Ndërsa më tej Lisaveta tregoi se për shkak të tij ajo nuk foli për vite me radhë me motrën.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=nyy572rgBlY
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel