Home Aktualitet Autovetura autonome i merr jetën këmbësores
Autovetura autonome i merr jetën këmbësores

Autovetura autonome i merr jetën këmbësores

0
0

Në Arizona, një grua vdiq pasi një makinë autonome e kompanisë Uber e përplasi.

Në Tempe, Arizona, me sa duket një makinë autonome goditi një këmbësor. Siç raportojnë disa media amerikane, gruaja nuk i mbijetoi lëndimeve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Automjeti në fjalë në momentin e aksidentit drejtohej në mënyrë të pavarur me autopilot. Në bord ndodhej drejtuesi i cili sakaq zhvillonte testin. Me përjashtim të Arizonës, këto lloj makinash lejohet të udhëtojnë në San Francisko, Pittsburgh dhe Toronto.

Është aksidenti i parë në SHBA me një makinë autonome, pas së cilit humb jetën një këmbësor. Rrethanat e sakta të aksidentit nuk bëhet ende të ditura, por sipas dëshmive në vendngjarje, e ndjera po kalonte në vijat e bardha në momentin që është goditur nga mjeti në lëvizje. Pas vendimit të ndalimit të testeve të tilla, Uber shpreh publikisht ngushëllimet në Twitter dhe premton bashkëpunim me autoritetet për rindërtimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Për Uber ky nuk është një rast i izoluar. Para një viti një nga mjetet me sistem drejtimi autonom, është përfshirë në një incident pa viktima, po në të njëjtin qytet, në Tempe.

 

2018-03-20 13_31_51-Uber Comms on Twitter_ _Our hearts go out to the victim’s family. We’re fully co

Link: https://twitter.com/Uber_Comms/status/975776694857474048

Link: https://www.youtube.com/watch?v=kKiKgQIXWAA

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Fussgaengerin-stirbt-nach-Unfall-Uber-stoppt-seine-autonomen-Autos-3998802.html

Burimi i fotos kryesore:  https://stocksnap.io/