Home ShowBiz Erand Sojli nuk e fsheh dotë mallin: “Më mungon ‘Portokalli’”
Erand Sojli nuk e fsheh dotë mallin: “Më mungon ‘Portokalli’”
0

Erand Sojli nuk e fsheh dotë mallin: “Më mungon ‘Portokalli’”

0
0

Rolet e tij ishin të dashura për publikun dhe karakteri i Erand Sojlit, i mungon vërtet skenës shqiptare. Erandi është shprehur se i mungon “Portokallia”, pjesë e së cilës ka qenë për një kohë të gjatë.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’, ku përveçse ka treguar disa detaje mbi projektin aktual me të cilin po merret, ka folur për “Portokallinë” dhe momentin kur është zgjedhur.

“Vazhdoj ta ndjek “Portokallinë”. Në Amerikë i bie të transmetohet në orar dreke. Mbaj mend kur më zgjodhën Agron Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk i shikoja dot ata që po më dëgjonin, por vetëm dëgjoja të qeshurën e Agron Llakajt” tha aktori.

2018-03-21 12_03_42-Pasdite ne Top Channel (@pasditenetopchannel) • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/p/Bgjd4XSHRIB/?taken-by=pasditenetopchannel

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel