Home ShowBiz Rozës i mungon babai, mesazhi i të vëllait “të këput shpirtin”
Rozës i mungon babai, mesazhi i të vëllait “të këput shpirtin”
0

Rozës i mungon babai, mesazhi i të vëllait “të këput shpirtin”

0
0

Të folurit haput dhe pa rezerva, e ka bërë Roza Lati një nga moderatoret më të komentuara shqiptare e cila pëlqehet nga fansat të cilër nuk ndalen tek stili i saj, programi, pamja fizike etj, por mbi të gjitha tek veçantia e saj.

Si të gjithë edhe moderatorja e njohur e emisionit “Why Not” ka momentet e saj të dobësisë.

Roza ka postuar dje një video në “Instastory” ku shfaqen baballarë që shoqërojnë vajzat e tyre në altar, në ditën e dasmës së tyre.

“Shumë emocionuese, e ka fajin hëna”, ka shkruar Roza sipër video-s së postuar në “Instastory”. Shumë i shpejt ka qenë reagimi i vëllait që ajo ka nga babai i saj i ndjerë, Erit, i cili i ka bërë Rozës një premtim shumë të ndjerë.

“Shpirti i vëllait mos u mëzit. Pavarësisht nga e kaluara, dije se duke hap derën mbase s’do të jetë babi, po do jem unë. Unë do të të përcjell te ai që ti ke zgjedh e s’ka bir nëne që del në vendin tim aty”, i ka shkruar i vëllai.

1746020771689914480_190368199 1746042476969736265_190368199

Link: https://www.instagram.com/roza_lati/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgZk3IRHTrK/?taken-by=roza_lati