Home ShowBiz Emocionuese surpriza e veçantë, që përloti Dashnor Dikon
Emocionuese surpriza e veçantë, që përloti Dashnor Dikon
0

Emocionuese surpriza e veçantë, që përloti Dashnor Dikon

0
0

Në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, herë pas herë emocionohen e përloten personazhe të ndryshëm. Kjo kryesisht për arsye të videomesazheve nga të afërm që jetojnë larg.

Një ndër këngëtarët më të famshëm të viteve ’90, e mbahet mend për këngën që u kthye në hit “Banania”, por nuk është e vetmja, “Zana” dhe  “Weekend” janë gjithashtu  këngë që kanë korrur shumë sukses.

Fjalën e kemi për Dashnor Dikon. I ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, krahas aftësive në kuzhinë, ai ka treguar dhe një anë të tijën tepër të ndjeshme.

Ka qenë djali i tij Bob që jeton jashtë Shqipërisë, ai që e ka surprizuar këngëtarin nëpërmjet një videomesazhi.

“Babi jam shumë krenar për ty, kam ëndërruar gjithmonë të jem sa gjysma jote. Ti je më i miri. Më mungon shumë, do doja të ishim bashkë, të bënim ato shakatë tona, të qeshnim të të përqafoja. Të dua shumë dhe më mungon”, – është shprehur djali i Dikos në fund të videomesazhit, çka bërë që i ati të shpërthente në lot.

“Kam qenë shumë i lidhur me Bobin!”, – u shpreh ai me lot në sy.

Link: https://youtu.be/kCtRxocGxTQ?t=1872

Burimi i fotos kryesore:  ©Tv Klan